Së shpejti marrja e licencave për ndërtim dhe transport do të jetë më e thjeshtë në njësinë vendore në vend. Kjo është arritur falë një projekti të Bashkimit Europian me disa shoqata të njësive vendore, i cili ka si synim thjeshtimin e procedurave për marrjen e licencave. Fillimisht projekti është vendosur ne 3 njësi vendore, një bashki, një komunë për t’u zgjeruar më pas dhe në 22 njësi të tjera vendore.

Fatos Hodaj: “Qëllimi i projektit është të krijojë sa më thjeshtësim të procedurave të licencimit, krijojë një stardatizim për të gjithë bashkitë dhe komunat që të kenë pak a shumë të njëjtën formë përmbajtje dhe procedura dhe t’i bëjë sa më transparente dhe sa më të kapshme nga të gjithë, sa më të thjeshta”.

Projekti 2 vjeçar i zbatuar në këto njësi vendore ka qenë shumë i suksesshëm. Sipas Albert Brojkës, drejtues i grupit të eksperteve, projekti ka qenë i ndarë në tre faza.

Albert Brojka: “Në 25 njësi vendore ku ka punuar projekti dhe këtu kam parasysh komuna, bashki dhe qarqe. Është asimiluar plotësisht dhe është zbatuar plotësisht, dmth 3 drejtime kryesore reformimi në kuadrin ligjorë, reformimi në strukturat e njësisë vendore apo dhe vetë departamenteve të licencimit ky është realizuar në 25 njësi. Po mbetet shumë për të bërë sepse, në Shqipëri janë mbi 60 bashki, janë mbi 300 komuna, 12 qarqe”.

Së shpejti të gjitha rezultatet e projektit do t’i shpërndahen njësive të tjera vendore, në mënyrë për të thjeshtuar edhe më shumë procedurat e dhënies së licencave./tvklan.al

Gazetari: Eno Luarasi

Operator: Enver Shehu