Pakënaqësi nga tifozët te Manchester United! Gati dy të tretat e tifozëve të “Djajve të kuq” janë të pakënaqur me pronësinë e klubit pas ardhjes së aksionerit Jim Ratcliffe.
Sondazhi i kryer nga Trusti i Mbështetjeve të Manchester United zbuloi se 65 për qind e tifozëve janë “të pakënaqur me pronësinë dhe menaxhimin e klubit”.
Zhgënjimi i tyre buron kryesisht nga një rritje e çmimeve të biletave, e imponuar muajin e kaluar kur klubi njoftoi se anëtarëve do t’u ngarkohej një tarifë e sheshtë prej 70 eurosh për biletat dhe se koncesionet për fëmijët dhe pensionistët do të hiqen.
Çmimet e biletave në ‘Old Trafford’ më parë nisnin nga 45 euro për të rriturit dhe 30 euro për fëmijët.
Sondazhi i më shumë se 4,000 fansave zbuloi gjithashtu se 97 për qind e fansave besojnë se ndryshimet do të “largojnë brezin e ardhshëm të fansave”.
Më shumë se dy të tretat e tifozëve të pyetur thanë se “do të marrin pjesë në më pak ndeshje “, ndërsa vetëm tre për qind e “kuptojnë” vendimin e drejtuesve.
Rritja e çmimit është pjesë e planeve të Ratcliffe për të transformuar financat e klubit, duke ndërmarrë masa agresive për të ulur kostot, për shkak të bilanceve negative në vitet e fundit.
Klan News