Manchester United ka filluar të mendojë që tani për lëvizjet që do të bëjnë në merkatot e ardhshme.
Një pikë kritike te “djajtë” duket porta. Andre Onana nuk ofron siguri dhe po mendohet për një alternativë tjetër.
Portieri kamerunas, shpesh ka qenë në bankën e të akuzuarve, për gola të pësuar, që kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjes.
Sipas asaj që raportohet nga Anglia, Manchester United ka në listën e dëshirave, Mike Maignan. Portieri francez ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026, por një ofertë e madhe, mund të bindë italianët që të heqin dorë nga shërbimet e tij.
Maginan, përveç pritjeve vendimtare, njihet edhe për lojën e shkëlqyer me këmbë, çka tërheq vëmendjen e anglezëve. /tvklan.al