Tirana shënoi fitoren e parë jashtë fushe në Ligën Ballkanike të basketbollit dhe të dytën në këtë sezon. Bardheblutë mundën Trepçën me rezultatin 74 – 68 në derbin shqiptar i zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicë. Takimi u vendos në 2 minutat e fundit pas një betejë sportive të fortë mes të dy ekipeve.
Lojtarët e Tiranës u shfaqën më kërkues, ndërsa ofensiva e basketbollistëve të Trepçës ishte më e vakët. Shënuesi më i mirë për skuadrën nga Shqipëria ishte amerikani Manuel Johnson me 21 pikë, i ndjekur nga Endrit Hysenagolli dhe Erkand Karaj me nga 17 pikë secili. Si Tirana dhe Trepça janë në të njëjtën kuotë pikësh kanë 2 fitore dhe 3 humbje, por kundërshtari nga Kosova ka një pikëvarazh më të mirë.
Ndeshja e radhës për Tiranën është ndaj Pejës më 1 dhjetor në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Bardheblutë kanë disa ndeshje në shtëpi për të luajtur, që pritet të ndihmojnë në kualifikimin në fazën tjetër të Ligës Ballkanike.
Tv Klan