Dita Ndërkombëtare e Pyjeve ka regjistruar 1 milion pemë të mbjella në vend. Nga Gramshi, ministri i Mjedisit Blendi Klosi tha se projekti synon jo vetem gjelbërimin, por edhe një kujdes më të madh ndaj natyrës.
“Realisht sot nëpër pyjet e liqenit të ri janë mbjelle mbi 1 milion pemë dhe kjo është një nga gurët e shënuar të projektit tonë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë në Shqipëri brenda viit 2020. Kemi thënë gjithmonë që pemët nuk do të jenë vetëm pemë dekorative, por do të jenë pemë të cilat mbrojnë pyjet nga erozioni, mbrojnë shtretërit e lumenjve”,
tha ministri i Mjedisit Blendi Klosi.
Ndërsa në Tiranë, 21 Marsi theu rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve. Kryebaskiaku Erion Veliaj garantoi se aksioni i gjelbërimit do të vijojë edhe ne ditet ne vijim.
“Duke qenë se kemi mbi 100 subjekte dhe mbi 1 mijë individë që janë ende në listë pritje për të dhuruar pemë, po mendojmë ta shtyjmë me disa ditë afatin dhe fushatën e mbjelljeve. Kështu, nesër pasi të bëjmë një bilanc të 100 mijë pemëve, do të deklarojmë datën e fushatës së re”,
u shpreh kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Pemët e reja jo vetëm shtuan gjelbërimin në kryeqytet, por kanë shënuar edhe nisjen e gjurmës për Pyllin Orbital.
/tvklan.al