Rreth 3 mijë zonja e vajza korçare kanë pritur në pallatin i sportit të këtij qyteti Kryetaren e Kuvendit Partisë Demokratike Jozefina Topalli, në një takim ku numri dy i Partisë Demokratike gjeti mbështetjen e tyre.

Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen në fitoren e një mandati të dytë të se djathtës dhe duke atakuar kryetarin e Partisë Socialiste, deklaroi se 28 qershori do jetë dita e zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka pasur dhe askush nuk do të mund ta prishë këtë ditë feste.

Jozefina Topalli: “Nga Korça dua t’i them Edi Ramës, festën e zgjedhjeve të 28 qershorit nuk mund ta prishi njeriu i certifikatave. Festën e zgjedhjeve të 28 qershorit nuk mund ta prishi njeriu që ka prishur familjen e tij të vogël dhe po prish familjen e tij politike. Ai që ik nga fëmija i tij, ai që ik nga familja e tij, ai që ik nga lista e deputetëve të tij. Ai mund të iki kudo, prej gjithkujt. Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa ata që kanë mbetur pa aplikuar të shkojnë dhe të aplikojnë. Thuajani edhe socialistëve, thuajani edhe të majtëve, shkoni aplikoni, shkoni merrni kartën e votimit.”

Për Topallin shqiptarët do votojnë vijimin e ndryshimit sepse qeveria aktuale ka nisur projekte të tjera të mëdha. Mandati i dytë do të jetë mandati i punësimit, dhe liberalizimit të vizave, në të cilin Shqipëria do të bëhet gati për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian./tvklan.al