Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vijuar turin e saj “Gratë për fitore” në minibashkinë numër 8 këtu në kryeqytet. Kryetarja e Kuvendit mori nga gratë Tiranës, mbështetjen për vazhdimin e projekteve të mëdha, për vazhdimin e reformave në një Shqipëri që po ndryshon. Sipas kryeparlamentares në katër vite të e qeverisjes janë realizuar shumë reforma të suksesshme në një kohë rekord.

Jozefina Topalli: “Hyrja në NATO, dorëzimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat, rritja ekonomike, rritja e buxhetit, rritja e të ardhurave rritja turizmit. Shqipëria moderne në infrastrukturë, Shqipëria me energji elektrike, Shqipëria me ujë 24 orë me 24 orë. Shqipëria që shihet me identitet, Shqipëria që ka ndryshuar imazh, Shqipëria që shpreson, Shqipëria elektronike, Shqipëria e Google, Shqipëria e internetit. Dhe nuk ka një popull tjetër që të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë në një kohë kaq të shkurtër.”

Në fund të fjalës së saj kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ka deklaruar se ne mandatin e dyte reformat do te vazhdojnë si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë për të vazhduar projektin Shqipëria moderne./tvklan.al