Situatë e rënduar nga Skela në Radhimë
Fluksi i shtuar i pushuesve që shkojnë drejt plazheve të jugut, ka sjellë një trafik të shtuar në rrugët e Vlorës.
Situata e rënduar nis prej zonës së Skelës për të vijuar përgjatë gjithë Lungomares e deri në Radhimë.
Trafiku ka filluar që në orët e para të mëngjesit.
Një problematikë e tillë është e përsëritur në Vlorë, por ende nuk është gjetur një zgjidhje për pushuesit.
Tv Klan