Më shumë se 600 objekte kulturore dhe arkeologjike falë operacioneve policore janë parandaluar të trafikohen vitet e fundit, ndërsa në raportin e fundit nga 1990 deri në 2016-tën institucionet kulturore, si muzetë, kanë raportuar mungesën e 2249 objekteve.

Por numri real mendohet të jetë edhe më i madh, kjo edhe nga kërkimet arkeologjike ilegale, ndërsa për këtë problem UNESCO prej katër ditësh po drejton në Tiranë projektin kundër trafikimit të jashtëligjshëm duke bërë bashkë një sërë aktorësh.

Ndërgjegjësimi i institucioneve palë dhe rritja e bashkëpunimit mes vende fqinje është një nga pikat kryesore, bashkangjitur edhe rishikimi i ligjit për trashëgiminë kulturore.

Trafikimi i jashtëligjshëm i objekteve arkeologjike është një problem që përballen të gjitha shtetet, ndërsa përforcimi i ligjeve dhe shkëmbi i eksperiencave shikohet si një nga mënyrat për të parandaluar këtë problematikë.

Tv Klan