“Nëse po mendoni të vizitoni Spanjën për plazhet më të mira në Evropë apo Italinë, për të zbuluar kulturën romake, mund t’i gjeni të dyja një perlë të fshehur dhe më të përballueshme.”
Kështu e nis revista e njohur “Travel Off Path” një reportazh për Shqipërinë. Ajo thekson se vendi ynë ka pasur një rritje të pabesueshme prej 233,3% të pasagjerëve ajrorë krahasuar me vitin 2019, duke e bërë atë destinacionin me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/05/travel-path-1024x655.jpg)
Më pas, në shkrim renditen disa nga destinacionet kryesore që mund të vizitohen në Shqipëri. Parku Arkeologjik i Apolonisë, Butrinti dhe Kalaja e Beratit konsiderohen si vende unike. Plazhet në Rivierën Shqiptare thuhet se janë magjepsëse dhe ofrojnë një panoramë që të lë pa frymë.
Veçohet Saranda dhe Ksamili që vitet e fundit janë kthyer në trend pushimesh. Veçohet edhe Tirana për zhvillimin e saj turistik. Në shkrim thuhet se Shqipëria është një nga destinacionet më të lira në Europë dhe ideale për udhëtarët me buxhet të kufizuar.
Tv Klan