Mbi Lorenc Veliajn rëndojnë 3 akuza
Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit ndihmoi policinë për të zbardhur vrasjen e Indrit Çelajt, do të qendrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës për të riun që akuzohej për tre vepra penale që nuk kanë lidhje me krimin që tronditi kryeqytetin ditën e enjte.
Mbi të rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake si dhe shkatërrim prone.
Veliaj u arrestua pas dëshmisë së pronarit të objektit ku mbeti i vrarë i riu Çelaj. Vëllezërit Kusi, të dyshuar si autorë të vrasjes se punonjësit të kondicionerit, kishin ndërmjetësuar me 27-vjeçarin që ai të merte përgjegjësinë e krimit. Por ai u ndalua nga policia dhe rrëfeu të gjithë skenarin.
Në kërkim janë shpallur vellezërit Griseldo dhe Albano Kusi. Këta dyshohet se kanë qëlluar mbi të riun pasi kanë patur pakënaqësi për mënyrën e kondicionimitt të vilës, kati i parë i së cilës do të bëhej lokal.
Në pranga aktualisht janë babai i dy autorëve të dyshuar, Bujar Kusi, si dhe Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka. Mbi ta rëndon akuza e moskallëzimit të krimit dhe pengimi në zbulimin e së vërtetës.
Tv Klan