Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Tregtarët e shumicës të cilët nuk bien dakord me taksat e shtuara së fundmi, ende nuk kanë hapur aktivitetin e tyre, Furgonët me mallra kanë katër ditë që qëndrojnë të kyçur. Shitësve në tregun industrial iu bashkëngjiten në kërkesa edhe ata të tregut elektrik e fruta-perimeve.

Taksat për vendin deri tani klasifikohen në dy forma. Njëri krah i tregut paguante 11 mijë e 500 lekë për vendin, tani detyrohet të paguajë 19 mijë e 500 lekë, përshi dhe parkimin. Krahu tjetër nga 7 mijë lekë që paguante, me hyrjen në fuqi të taksave të reja duhet të paguajë 15 mijë lekë.

Tregtarja:- “Unë e kam mbyllur dyqanin për taksat e larta që janë, nuk i përballojmë dot. Ne tregtojmë mallra ushqimore, por se përballojmë dot”.

Tregtari:- “Plus që kanë shtuar taksën vendore 600 mijë lekë, atë nuk e dimë pse është shtuar, as tregtar nuk mund t’i themi vetes, thjesht shitës. Ne nuk e përballojmë dot, jemi kthyer thjesht shitës me copa. Nuk quhet më treg shumice këtu”.

Megjithëse taksat janë vendosur e kryetari i bashkisë është shprehur se taksat duhen paguar, tregtarët kanë vendosur të protestojnë nesër në shesh, për rritjen e mospërballimin e taksës vendore./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti