Policia e Tiranës po heton aktivitetin e pronarit të banesës, për të rënë në gjurmët e autorit të vendosjes së sasisë tritolit mbrëmjen e së mërkurës në “Don Bosko”.

Ndonëse kamerat e sigurisë në zonë, nuk i kanë fiksuar qartë lëvizjet e autorit për shkak të errësirës, hetuesit kanë mundur të shquajnë atë.

Në pamje duket një person shtatshkurtër, në moshë të re, për identitetin e të cilit policia po punon për ta zbuluar.

Referuar itinerarit që ai ka ndjekur, grupi hetimor ka mësuar se autori ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës në ndërtim dhe më pas është larguar në këmbë.

Pronari i banesës, Aranit Beqiraj prej dy muajsh ndodhet jashtë vendit dhe për policinë rezulton pa precedent penal.

Tv Klan