Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar për herë të parë se do të takohet “shumë shpejt” me presidentin rus Vladimir Putin pasi ai të marrë detyrën javën e ardhshme. Në një intervistë për Newsmax, Trump u pyet edhe për strategjinë që do të ndiqte për përfundimin e luftës.
“Epo, ka vetëm një strategji dhe varet nga Putini dhe nuk mund ta imagjinoj se ai është shumë i entuziast për mënyrën se si ka shkuar, sepse nuk ka shkuar saktësisht mirë për të. Dhe unë e di që ai dëshiron të takohemi dhe unë do të takohem shumë shpejt. Do ta kisha bërë më shpejt, por…duhet të futem në zyrë. Për disa gjëra, duhet të marrë detyra”.
Ai nuk dha një afat kohor apo vend për takimin, i cili do të ishte i pari midis liderëve të dy vendeve që nga fillimi i luftës së Rusisë me Ukrainën në shkurt 2022.
Kongresmeni amerikan Mike Waltz, këshilltari i ardhshëm për Sigurinë Bombëtare, tha se ai priste një telefonatë midis Trump dhe Putin në javët e ardhshme. Një ditë më parë, Kremlini tha se nuk ka ende përgatitje specifike për një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe Presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, por bëri të ditur se ka mirëkuptim dhe vullnet politik për një të tillë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se çështja e garancive të sigurisë për Rusinë dhe Ukrainën do të ishte një pjesë e çdo zgjidhjeje të mundshme midis palëve ndërluftuese.
Trump ka emëruar Kellogg, një ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe si të dërguar special në Ukrainë dhe Rusi në administratën e tij të dytë. Keith ka propozuar që Ukraina duhet të marrë ndihmë të mëtejshme nga SHBA vetëm nëse pranon të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Moskën.
Klan News