Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet që thonin se ai ishte zhvendosur në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë të premten gjatë protestave anti-raciste.

Ai tha për Fox News se kishte shkuar poshtë për një periudhë të shkurtër kohe për një inspektim.

Pothuajse në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka protesta pas vdekjes së George Floyd. Demonstrata ka pasur edhe përpara Shtëpisë së Bardhë.

Disa prej këtyre tubimeve kanë qenë shumë të dhunshme, megjithatë Sekretari i Mbrojtjes ka thënë se nuk do të vendosë forcat aktive të ushtrisë.

Kjo deklaratë vjen në kundërshti me ato që ka shprehur Donald Trump, i cili pati thënë se do të përdorë ushtrinnë kundër demonstruesve./tvklan.al