Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë pjesëmarrjes në kongresin electoral të kristiandemokrateve gjremane u takua me kreun e kesaj partie, Fridrih Merz, i cili shihet si pretendenti fitues në postin e kancelarit në elektoralet e 23 shkurtit.
“Së pari ky ishte një kongres madhështor, me të cilin po kurorëzohet fitorja e Kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz, njeriu më të rëndësishëm të Europës. Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vij në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh. Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie.
Berisha bën të ditur se në këto takime në fokus ka qenë bashkëpunimi i CDU me PD-në, teksa u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani që në zgjedhjet e Shkurtit të votojnë për kristian-demokratët.
“Në zgjedhjet e përgjithshme të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.”
Për liderin e opozitës, pas fitores së republikanëve në SHBA, fitorja e pritshme e CDU-së në Gjermani do të thotë de-facto largimin e të majtës nga skartierja evropiane dhe shqiptare.
Tv Klan