Pas presionit me tarifa, Meksika dhe Kanadaja filluan të negociojnë me administratën Trump. Së pari, presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum njoftoi arritjen e një marrëveshje me administratën Trump për të shtyrë me një muaj zbatimin e tarifave tregtare. Zonja Sheinbaum tha se ra dakord të dislokojë 10,000 trupa shtesë në kufirin me ShBA-në, të cilat presidenti Trump tha se do të shërbejnë për të ndaluar fluksin e emigrantëve dhe drogave përtej kufirit SHBA-Meksikë.
Pas presidentes meksikane foli dhe vetë presidenti Trump. Ai u tha gazetarëve nga zyra ovale se kishte folur edhe me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, vendi i të cilit tashmë ka njoftuar tarifa hakmarrëse prej 25% për mallrat amerikane. Nga Zyra Ovale, Trump u ankua se Kanadaja është shumë e vështirë në negociata.
Trump u tha gjithashtu gazetarëve në Zyrën Ovale se pret të flasë me presidentin kinez Xi Jinping në 24 orët e ardhshme. Ai tha se tarifat prej 10% kundër Kinës janë vetëm fillimi. Presidenti Trump sinjalizoi të dielën se Europa gjithashtu mund të jetë objektivi i tij i ardhshëm. Udhëheqësit evropianë u përgjigjën të hënën se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara do të destabilizojë ekonomitë në të dy anët e Oqeanit Atlantik.
Tv Klan