Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Trupat ruse të cilat priteshin tju bashkoheshin trupave të tjera që ndodheshin në Kosovë janë ndaluar nga komanda e Natos për të hyrë në këtë vend. Sipas komandës Aleancës i duhet më shumë kohë për të rënë dakort me rolin që do të luajn këto trupa në kuadrin e trupave të KFOR-it.

Siç dihet janë 3200 trupa ruse të cilat pritet të instalohen në Kosovë. Në kuadrin e forcës së paqes. Ndërkohë 200 trupat ruse të ardhur nga Bosnja kontrollojnë tashmë aeroportin e Prishtinës.

Sipas burimeve amerikane theksohet se Hungaria, Rumania dhe Bullgaria nuk kanë pranuar fluturimet e avionëve rusë në hapësirat e tyre ajrore. Kjo ka bërë që dy avjon transportues rusë që do të transportonin rreth 200 ushtarë nuk janë nisur dot sot nga Moska. Siç dihet 3200 ushtarët rusë duhet të instalohen në Kosovë brenda muajit Gusht./tvklan.al