Lajme Arkiva – TV 2000

Partia Demokratike ka paralajmëruar mbledhjen e nesërme të tryezës së partive të djathta, shqiptare, për denoncimin e parregullsive në zgjedhjet lokale. Megjithëse të gjitha forcat e djathta e kanë pranuar ftesën për këtë takim, ende ekzistojnë diferenca në njohjen e rezultateve të këtyre zgjedhjeve.

Bashkimi për Demokraci ka bojkotuar mbledhjet e këshillave të reja bashkiake dhe ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa E Djathta e Bashkuar ka kontestime për procesin elektoral, por njeh rezultatet. Ndryshimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, kodit elektoral, rishikimi i sistemit mazhoritar, si dhe përgatitja e një materiali, ku me anë të fakteve do të bëhen publike edhe në organizmat ndërkombëtare manipulimet për zgjedhjet lokale, janë temat kryesore në tryezën e nesërme të së djathtëve.

Në këtë tryezë demokratët do të përfaqësohen me sekretarin e përgjithshëm Ridvan Bode, ndërkohë që kryetari Berisha, vijon takimet me parlamentarët europian në Itali./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame