Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka zhvilluar një bisedë telefonike sot në mëngjes me ministrin e Jashtëm turk, Mevlud Cavushoglu lidhur me arrestimet masive të shtetasve të huaj të akuzuar si bashkëpunëtorë të Fetullah Gulen.

Këto mesazhe Mogherini jua ka përcjellë edhe ministrave të Jashtëm të mbledhur në Luksemburg.

Po ashtu edhe komisioneri Hahn ka deklaruar se Turqia duhet të marrë në konsideratë rekomandimet e Këshillit të Evropës për ndryshimet kushtetuese. Vetë presidenti Erdogan është shprehur se nuk ka vend tjetër që pret të anëtarësohet në BE si Turqia, që shpreson që nga viti 1960. Kancelarja Merkel ka deklaruar se Gjermania do të bllokoje bisedimet me Ankaranë për shkak të arrestimeve të disa shtetasve gjermanë dhe ndërhyrjes së Erdogan në zgjedhjet e fundit.

Edhe Shqipëria është e përfshirë në këto zhvillime. Kjo për shkak se në Durrës u arrestua pak ditë më parë pedagogu turk, Muhammed Yasir Aydoğmuş. Gjykata e la të lirë shtetasin turk, ndërsa Ankaraja kërkon ekstradimin e tij. Për këtë vendim reagoi ashpër edhe Ambasada turke në Tiranë, e cila e cilësoi skandaloz dhe të padrejtë.

Më shumë se 50,000 qytetarë turq, ndër ta 120 gazetarë dhe ish policë ndodhen pas hekurave, të akuzuar si puçistë nga udhëheqja turke. Në fundjavë liderët evropiane do të vendosin nëse do t’i shkurtojnë Ankarasë 4 miliardë euro fonde të planifikuara deri në vitin 2020.  

KLAN PLUS