42-vjeçari, Egli Proga që gjatë së shtunës u raportua se kishte ndërruar jetë aksidentalisht në lagjen nr.1 në Pogradec është vrarë.
Hetimet e komisariatit të policisë së këtij qyteti kanë zbuluar se ai ka mbetur i vdekur pasi është dhunuar fizikisht nga 29-vjeçari Denis Meçe pas një konflikti për motive të dobëta.
Autori pasi e ka goditur disa herë viktimën është larguar nga vendngjarja për t’u arrestuar pak orë më vonë nga policia.
29-vjeçari dhe viktima u konfliktuan në përpara këtij lokali.
Pasi është qëlluar disa herë nga Meçe, 42-vjeçari Egli Proga ka qëndruar për pak minuta në lokal, e më pas ka dalë dhe është rrëzuar në tokë për shkak të plagëve të shkaktuara nga dhuna.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë prezent dhe persona të tjerë në lokal, të cilët nuk kanë kallëzuar në polici lidhur me krimin e regjistruar.
3 prej tyre janë vënë në pranga nga uniformat blu për “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Tv Klan