Çmimi i naftës dhe i benzinës ka njohur një rënie të lehtë që prej fillimit të muajit. Në disa pika nafta po tregtohet nga 177 Lekë/litri deri në 184 Lekë. Po ashtu rënie ka shënuar edhe çmimi i benzinës e cila mbetet në të njëjtat nivele ashtu si çmimi i naftës ndërkohë që i pandryshuar në nivelin e 59 Lekëve ka mbetur çmimi i gazit.

Nëse do t’i referohemi të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave importi i karburanteve u rrit ndjeshëm në 3-mujorin e parë të vitit duke arritur kështu në mbi 137 mijë ose 9 mijë tonë ose 7.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërkohë, referuar shifrave të javëve të fundit, çmimi me të cilin është blerë karburanti arrin në 760 Dollarë për ton, me një rënie prej 26 Dollarësh krahasuar me javën e parë të muajit Maj.

Referuar bursës Platts, nafta tashmë po tregtohet për 780 Dollarë për ton nga 853 Dollarë për ton që ishte një muaj më parë.

Çmimet e naftës ranë në nivelin më të ulët afër dy muajsh si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, si dhe shqetësimeve se oferta do të tejkalojë kërkesën.

Në vendin tonë ndikim ka patur edhe dobësimi i Dollarit në raport me Lekun, i cili që prej fillimit të vitit është zhvlerësuar me 1.3%.

Tv Klan