Hidhet shtresa e fundit asfaltike në lotin 4 të Unazës së Madhe. Punimet u inspektuan nga zv.kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila tha se brenda 31 Dhjetorit, Unaza e Madhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

Belinda Balluku: Planifikojmë që brenda fundit të këtij muaji, pra para datës 31 Dhjetor që të dorëzojmë për akses të automjeteve të gjithë segmentin e Unazës së Madhe, pra pjesën e unazës lindore që ka qene në ndërtim prej disa muajsh.

Lotin 4 i Unazës së Madhe që kalon në zonën e Shkozës ka qenë një nga segmentet më të vështira edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje.

Belinda Balluku: Është bërë një punë shumë e mirë pavarësisht se kushtet e motit nuk është se na kanë ndihmuar shumë ditët e fundit. Aty kemi lidhjen e lotit 3 me lotin 4 dhe ajo është totalisht e përfunduar dhe tani kalojmë tek 5 dhe 6 që janë lotet e fundit që kantieret gëlojnë në këto moment sepse janë lotet që kanë pasur dhe volume më të mëdha për të mbyllur ditët e fundit sepse kanë pasur edhe kompleksitetin më të madh të shpronësimeve.

Unaza e Madhe e Tiranës, është një segment prej 27 kilometrash, do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare, dhe do të lehtësojë trafikun në kryeqytet.

Klan News