Manchester United po planifikon që të shesë shumicën e skuadrës në merkaton e verës, me synimin për të bërë ndryshime rrënjësore në ekip. Sipas tabloidit “The Telegraph”, vetëm tre futbollistë janë të paprekur te “Djajtë e kuq”.
Bashkëpronari i ri Jim Ratcliffe dhe drejtori i ardhshëm ekzekutiv Omar Berrada, janë gati për t’i dhënë një fytyrë të re ekipit, ndërkohë që klubi është i kufizuar për të bërë blerje në merkato, për shkak të Fair Playt- financiar. United nuk do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, e kjo është një goditje e madhe për planet e aksionerit të ri, e në të tillë situatë e ardhmja e shumë futbollistëve si edhe trajnerit Erik ten Hag është në udhëkryq. Madje i lirë për t’u larguar është edhe Marcus Rashford.
26 vjeçari ka bërë paraqitje larg pritshmërive dhe te “Djajtë e kuq” janë gati që ta shesin nëse vetë anglezi shpreh dëshirën për t’u larguar e në rast të një oferte të mirë. Paris Saint-Germain, i cili zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Rashford dy sezone më parë, është një nga disa klubet që kanë kapacitetin financiar që të paguajnë klauzolën me vlerë 90 mln euro si edhe të përmbushin kushtet e tij financiare. Rashford shikohet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Kilian Mbapen.
Klan News