Të hënën do të nisi viti i ri akademik për të gjitha universitet në vend, ndërkohë që duket se është zgjidhur përfundimisht edhe problemi i mjediseve për fakultetet në universitetet e Tiranës.
Këtë fakt e ka konfirmuar rektorati, i cili garanton të gjithë studentët se nuk do të hasin problem për ambientet e zhvillimit të mësimit.
Kështu është zgjidhur problemi i mjediseve për studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale.
Pas kërkesës së këtyre universiteteve, është arritur që të sigurohen tre mjedise për zhvillimin e mësimit.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale do të zhvillojnë mësim në një prej godinave të Universitetit Ushtarak “Skënderbej”.
Ndërkohë, studentët e vitit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Drejtësisë do të zhvillojnë mësimin në mjediset e “Kinoklubit” të Qytetit Studenti.
Sipas rektoratit studentet e vitit të tretë dhe të katërt do të zhvillojnë mësim në një godinë të Fakultetit të Infermierisë./tvklan.al