Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka mbërritur në Mosul për të përgëzuar forcat irakiane për fitoren e tyre mbi ISIS.
Abadi ishte atje për të falënderuar “
luftëtarët heroikë dhe popullin irakian për fitoren e madhe”
, tha zyra e tij.
Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë luftuar për të rimarrë qytetin që nga 17 tetori i vitit të kaluar.
Xhihadistët kanë treguar rezistencë të ashpër në ditët e fundit dhe përpjekjet e tyre për të mbajtur trupat irakiane në gjirin e tyre kanë marrë fund./tvklan.al