Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Këta janë ata që mbrojnë kufijt verilindor të vendit. Ushtarët në kufi të vendit kanë muaj që gdhijnë dhe ngrysin ditën nëpër pozicione që nga Bajram Curri e deri në Kukës pa iu përgjigjur qindra provokacioneve që serbët bëjnë çdo ditë kundër Shqipërisë.
Gjeneral Kudusi Lama:- “Sot mund të themi se këtu kemi të bëjmë me një situatë lufte dhe nuk duken shenja të zbutjes të situatës, pasi forcat serbe janë prezente në kufijtë e Shqipërisë. Ata pavarësisht nga lëvizjet që bëjnë për t’iu shmangur goditjeve të NATO-s qëndrojnë në gadishmeri dhe fakti që bëjnë provokime të herëpashershme, japin goditje me arme të ndryshme të tyre deri tek armët e rënda të artilerisë tregon prezencen e tyre në gjithë kufirin”.
Ushtari i kufirit:- “Është marrë urdhër nga
Shtabi i Përgjithshëm për të hapur
zjarr kundër forcave ushtarake serbe që ishin futur në
territorin tonë. Në orën 8 e 5 teknika luftarake kanë dalë për pesë minuta kanë
dalë dhe kanë hapur zjarr kundër forcave ushtarake serbe dhe janë detyruar
të tërhiqen nga territori jonë dhe të kalojnë kufirin. Në këtë situatë që u
zhvilluan këto veprime luftarake kanë ngelur rreth 10 veta të vrarë nga forcat
serbe në territorin tonë”.
U deshën 20 minuta që gjuha e armëve t’i kthejë serbët nga kishin ardhur. Edhe gjashtë ditë më vonë më 17 Maj vjen dhe mesimi i dytë që shqiptarët u japin serbëve në Qafë Prush. Sërish Ushtria Shqiptare përmes zjarrit konfirmon prezencën, vendosmerinë e saj ndaj shkelësve të integritetit.
Gjeneral Kudusi Lama:- “Dhe data 17 në Qafën e Prushit tregojnë agresivitetin dhe papërgjegjshmërinë serbe në kufijtë e Shqipërisë dhe dëshirën e Millosheviçit për ta shtrirë luftën më tej dhe për ta përhapur atë në gjithë Ballkanin. Ne e testuam veten me veprimet që kryem në dy beteja qe u zhvilluan me forcat serbe në Tropojë dhe në Qafë Prush. Këto dy beteja qenë të suksesshme. Ne brenda ditës arritëm t’i likujdojmë të gjithë aktivitetin serb në brendësi të territorit të Shqipërisë dhe jo vetëm të likujdojmë por të bëjmë që ata të marrin një mësim dhe aktualisht ata sot nuk guxojne të dalin siç dilnin para këtyre datave në vijën e kufirit shtetëror serbes serbes, pasi e kuptuan që ne nuk i paskemi lënë të dalin ata për dobësitë tona, por i lamë sepse kjo ishte dhe politika e shtetit shqiptar, për të mos reaguar dhe për të mos u bërë ne në ndeshje me ta, me qëllim që te mos krijojmë premisa për zgjerimin e luftës, pasi po zhvillohet një lufte atje ku vëllezërit tanë duan të fitojne lirinë dhe pavarësinë. Këto kufij këtu janë të garantuar dhe unë jam Komandanti i kësaj zone dhe kam fuqinë luftarake të asaj shkalle që serbët të mos guxojnë të hedhin hap brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Testin e bëmë. mësimin e parë ja u dhamë, kur të duan le të vijnë. Ne jemi këtu”./tvklan.al