Për shkak të kërcënimit nga influencat malinje në rajonin e Ballkanit dhe Europës Juglindore, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se nevojitet përmirësimi i infrastrukturës ushtarake dhe bashkëpunimit me aleatët. Gjatë një stërvitje të përbashkët të ushtrisë shqiptare me trupat britanike, Vengu konfirmoi në emër të qeverisë planet e zhvillimit në sektorin e mbrojtjes.
“Këtu del në skenë infrastruktura portuale në Durrës dhe në Kompleksin Durrës-Porto Romano, pjesë jetike për të hyrë në Korridorin 8 dhe jetike për një logjistikë dhe lëvizshmëri operacionale të rrjedhshme në të gjithë rajonin. Misioni ynë është që të forcojmë sigurinë në një kohë kur Europa Juglindore është vazhdimit nën kërcënimin e influencave malinje që kërkojnë të destabilizojnë rajoni.”
Nga i njëjti rrezik kërcënohet edhe Europa, ndaj i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach tha se lufta në Ukrainë duhet të rrisë më tej vigjilencën për sigurinë.
“Me luftën që ndodh në Ukrainë, është e rëndësishme të kujtojmë rëndësinë e sigurisë në Europë. Ky duket aktivitet i vogël, teksa kuptova se një pjesë e ushtarakëve shqiptarë do të shkojnë në Gaza, pra këto kapacitete të veçanta që ne kemi në vendin tonë dhe në vendin tuaj, duhet të bashkëpunojmë për të kuptuar gjeografinë e kontinentit tonë”.
Që nga 18 Shtatori, Forcat e Armatosura Shqiptare kanë nisur stërvitjen e përbashkët me trupat britanike “Corridor VIII Response” që do të vazhdojë deri më 13 Tetor në afërsi të Bazës Detare të Pashalimanit.
Tv Klan