Me rritjen e rasteve të infektimit me koronavirusi kudo nëpër botë, shkencëtarët po punojnë në zhvillimin e një vaksine që do të ndihmojë në luftimin e sëmundjes.
I tillë është dhe Universiteti i Oksfordit i cili së fundmi ka bërë me dije se rezultatet e eksperimentit për vaksinën do të prezantohen në fund të këtij viti dhe se ekziston një mundësi saso e vogël që të jetë gati për Krishtlindje.
“Jam optimist se mund të arrijmë këtë pikë përpara fundit të këtij viti”, u shpreh Andrew Pollard drejtori kërkimor i eksperimentit.
Kur u pyet nëse vaksina do të ishte gati për Krishtlindje ai vijoi: “Ekziston një mundësi e vogël”.
Komentet e Polland erdhën fill pasi kryetarja e Task-Forcës angleze për vaksinat, Kate Bingham miratoi se vaksina mund të ishtë gati për peridhën e Krishtlindjeve.
Gjatë një interviste për gjigandin BBC, Bingham tha: “Nëse dy vaksinat e para, ose të paktën njëra prej tyre jep efekt dhe është e parrezikshme, mendoj që ka një mundësi që vaksina të dalë në qarkullim për Krishtlindje, por nëse jo, është më e arsyeshme të pritet deri në fillimin e vitit tjetër”.
Në një tjetër shkrim që ajo botoi në “The Lancet”, Kate Bingham citonte: “Nuk e dimë ende nëse do kemi ndonjëherë vaksinë. Është me rëndësi të ruhet qetësia dhe të mos jemi aq entuziastë. Prodhimi i parë i vaksinës me shumë mundësi do jetëjo aq efektive. Duhet të parapërgatitemi dhe të mësohemi me idenë se infektimi mund të mos parandalohet, por të ulen simptomat, dhe se kjo mund të mos funksionojë për çdo lloj organizmi”. /tvklan.al