Monedha e përbashkët Euro shënojë një rritje të lehtë ndaj monedhës Amerikane në ditën e sotme në tregjet ndërkombëtare valutore, ndërkohë Dollari vazhdon të mbetet në nivelet më të ulta të 5 viteve të fundit ndaj Pound-it Britanik dhe në nivelet më të ulta të tre viteve ndaj Yen-it Japonez.

Vëmëndja e tregjeve valutore sot është përqëndruar në fjalimin që do të mbajë përpara senatit Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, për të parë nëse ai do të kritikojë Japoninë në ndërhyrjet e saj në tregjet valutore, për të frenuar forcimin e monedhës së saj.

Në mesditë në orët Europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët Euro u shkëmbye në nivelet 1 Euro baraz me 1.17 Dollarë. Sipas ekspertëve të bankës Italo -Shqiptare në tregun tonë të brëndshëm valuator, monedha jonë kombëtare leku është vlerësuar lehtësisht ndaj euros, ndërkohë që nuk vërehen ndryshime në raportet Dollarë-Lekë krahasuar me ditët e fundit./tvklan.al