Aksionit të Bashkisë së Tiranës për pyllëzimin e qytetit i është bashkuar edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Së bashkua me Bashkinë e Tiranës, studentë dhe stafi akademik i Fakultetit të Shkencave mbollën disa drurë dekorativë të llojit ‘lofata’, në lulishten “Qemal Stafa” pranë Presidencës.
“E vetmja mënyrë e sigurt, me kosto të përballueshme dhe afatgjatë, për të prodhuar më shumë oksigjen është mbjellja e një peme”
, tha Veliaj.
Kryebashkiaku kërkoi që nisma për mbjelljen e pemëve të mbështetet edhe nga fakultet e tjera të qytetit.
Tv Klan