Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zëvendësoi drejtorët e disa prej institucioneve më të rëndësishme të bashkisë. Nder emrat e rinj që janë emëruar në detyrë Elda Muçi në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Policia Bashkiake do të drejtohet nga Toni Beni.
Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.
Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.
Klan News