Lindita mendon se mes një çifti s’mund të ruhet një marrëdhënie pas divorcit. Ajo ndan në “Aldo Morning Show” në Tv Klan historinë e vëllait të saj të ndjerë. Ai është martuar dhe është ndarë dy herë. Me asnjërën prej ish-bashkëshorteve me të cilat ka dy fëmijë, nuk pati një raport të mirë.
Lindita: Nuk ekziston miqësia, kam pasur vëllain të martuar dy herë. Të dy herët është ndarë. Nuk e kam vëllain më, ka 8 vjet. Sa ishte gjallë nuk shkoi mirë me asnjërën grua. Ka dy fëmijë. Çunin e ka me gruan e parë, gocën me gruan e dytë. Sa ishte gjallë, nuk shkoi mirë me asnjërën.
Aldo: Po pse u nda, di gjë ti?
Lindita: Xhelozia.
Aldo: Është një ndjenjë e poshtër shumë.
Lindita: Më vjen keq që nuk e kam atë vëlla më.
Aldo: Të rroni e ta kujtoni!/tvklan.al