Një shqiptar 21-vjeçar dhe një vajzë greke 18-vjeçare janë arrestuar në Bari të Italisë, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike.

Çifti kishte zbarkuar në portin e Barit me traget nga Greqi. Ata udhëtonin me një makinë të vjetër, ku kishin fshehur plot 30 kilogramë heroinë nëpër tavolina të vogla portabël prej druri, të cilat i kishin vendosur në bagazh e në pjesën e poshtme të sediljeve të makinës.

Autoritetet e Guardia di Finanza dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave zbuluan se në secilën prej tavolinave të mbyllura, ndodheshin 56 pako drogë, të futura në një hapësirë prej pak centimetrash.

Dy korrierët u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Barit dhe Tranit. Ndërsa autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar destinacionin e drogës së kapur.

/tvklan.al