Ky është momenti i pabesueshëm kur një krokodil sjell në breg trupin e një burri.
41 – vjeçari Syarifuddin po lahej në lumë me miqtë e tij kur krokodili doli dhe e tërhoqi zvarrë nën ujërat e Berau, Indonezi, rreth orës 18:00 të së martës.
Të afërmit e tij kërkuan të dëshpëruar, sëbashku me policinë, por nuk arritën ta gjeni 41 – vjeçarin.
Në këtë pikë, sipas asaj që shkruan “
DailyMail
“, banorët kontaktuan një magjistar të zonës, i cili bëri një magji që Syarifunddin të kthehej mbrapsht dhe në mënyrë të pabesueshme, ai u shfaq mëngjesin e së mërkurës.
Krokodili u rikthye në breg me trupin e pajetë në gojë ndërsa turma e mbledhur dëshmoi të gjithë këtë ngjarje.
Ai e la më pas trupin dhe u largua, duke ngjallur dyshimet se ky krokodil i ujërave të kripura që mund të rritet deri në 5 metra, po e ruante trupin nga grabitqarët e tjerë, duke qenë se nuk e kishte ngrënë.
Videoja më lart ka ngjallur mjaft reagime në rrjet dhe të shumta janë ata që shprehen se pamjet nuk janë reale./tvklan.al