Është vetëm 5 vjeç dhe bën ushtrime fizike 4 herë në javë. Kjo peshëngritëse e vogël është Brodie dhe shkon në palestër të paktën 4 herë në javë së bashku me nënën e saj.
Ajo nuk e ka filluar ende shkollën, por aman kur vjen puna tek ushtrimet ajo është mjaft e përgatitur dhe e kualifikuar. Nëna e saj, Jesse, është një blogere në Instagram dhe publikon video teksa stërvitet me vogëlushen e saj.
Stërvitjet e Brodies përfshijnë peshat e lehta, gjimnastikën dhe lëvizjet e përgjithshme./tvklan.al