Një shqiptar në Greqi është arrestuar pasi dëmtoi një bankomat dhe ofendoi shtetin grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin kryesor të qytezës Nea Kios .

Sipas mediave greke, shqiptari ishte në gjendje të dehur. Ai u përpoq të nxirrte para duke thyer bankomatin.

Më pas filloi të bërtiste duke thënë fjalë ofenduese për Greqinë dhe lavdëronte Shqipërinë. Kalimtarët njoftuan policinë për këtë ngjarje. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua nga policia greke.

/tvklan.al