15 Muaj nga vizita e Presidentit Emanuel Macron në Tiranë, ku në prezecën e tij Kryeministri Edi Rama prezantoi idenë që vilën e ish-diktatorit Hoxha ta kthejë në rezidencë arti, tashmë ai projekt ka marrë formë.
Nga sot rezidenca ku jetoi ish-dikatorit famëkeq do të ketë tjetër funksion atë të reizdencave artistike dhe do të njihen nën emrin “Vila 31 – Art Explora”.
Mbi 20 artistë në vit do të presin dy rezidencat që funksion kryesor kanë dialogun dhe lirinë që për kryeministrin Edi Rama, është krejt e kundërta e asaj që kishte dikur me Enver Hoxhën, duke e quajtur shtëpi të degjenerimit modernist.
“Besoj se gjëja më e duhur që duhej bërë në këtë hapësirë ishte koj që u bë. Që kjo hapësirë të përdoret për të bërë gjërat që Enver Hoxha do i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. Çfarëdo gjë që të bëjmë aty të bëjmë që Enver Hoxha të rrotullohet në varr me pendesë. Nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerimi modernist. Kjo do jetë një shtëpi e degjenerimit modernist”, tha Rama.
Sa i takon kritikave për shndërrimin e vilës në rezidence artistike, Rama tha se ka bërë gjënë e duhur, duke e cilësuar si një mundësi të jashtëzakonshme për artistët e rinj dhe të huaj.
“U vu statuja e Stalinit dhe Leninit si një gjest vetëironie, uuu, sido që ta bësh këtu. Kemi bërë këtë zgjedhje, kemi bërë zgjedhjen e duhur. Ka ardhur si rezultat i një kohe të gjatë reflektimi. Ripërdorimi duke përqeshur historinë por pa e fshirë, është gjëja më e pjekur dhe shëruese me të kaluarën”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Dinamika që do të sjellë kjo rezidencë në hapësirën kulturore dhe Komunikimi Ndërkulturor ishin këto pikat kryesore të platformës së këtij institucion të ri artistik.
“Vila 31 më tepër si hapësirë pune është një vizion hapja e një arti pa kufij i rrënjësuar në inovacionin. Ajo e shënjon Tiranën në rrjetin e platformave europiane të krijimit dhe artit bashkëkohor”, theksoi ambasadorja franceze.
Vila është rinovuar nga studio prestigjioze ndërkombëtare “NeM Architectes” dhe programi do të presë mbi njëzet artistë në vit, për rezidenca 3-mujore të shpërndara në 3 sesione. Realizimi u krye falë projektit të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Fondacionin francez “Art Explora”.
Tv Klan