Vinicius Jr i Real Madrid vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me klubet e Arabisë Saudite të cilat janë të gatshme të paguajnë shumë të mëdha për lojtarin.
Që në fillimet e merkatos qarkulluan zëra për ofertat ndaj tij. Sipas mediave spanjolle ai ka refuzuar deri tani duke pretenduar deri në 500 milionë Euro për të pranuar.
Edhe pse nuk ka lëvizje zyrtare deri tani gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt. Nga Brazili ka lajme se njerëz pranë Vinicius kanë treguar se plani është që të pranohet oferta, por për sezonin 2025.
Nga ana tjetër, Real Madrid ka bërë një deklaratë shumë të qartë. Çdo klub që dëshiron të kontraktojë Vinicius do të duhet të paguajë një klauzolë prej 1 miliardë Eurosh.
Për më tepër, Vinicius është në kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027, kështu që ai nuk lejohet të negociojë një marrëveshje me asnjë klub, duke iu përmbajtur kësaj klauzole.
Tv Klan