Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim përjetë në mungesë Jani Aliajn për vrasjen Elton Çiços.
36 -vjeçari Çiço, u qëllua me 2 plumba në një lokal pranë shkollës “Emin Duraku”, rreth orës 22:05 në 1 Maj 2016.
Kush është autori
Jani Alia 39 vjeç nga Tepelena ekzekutoi mbrëmjen e 1 Majit rreth orës 22:05, 36-vjecarin Çica. Shkak i vrasjes dyshohet hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiços, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiçaj për drogë.
Alia u ndihmua nga Renato Milloshi 36 vjeç, djali i ish-kreut të komunistëve Hysni Milloshi.
Milloshi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2015 ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa lejë dhe kanosjen e një personi. Ai është proceduar në fushën e tregtimit të lëndëve narkotike si dhe për plagosjen e disa personave gjatë viteve 2012- 2013.
/tvklan.al