5 të arrestuarit si pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri u lanë në qeli pa afat nga Gjykata e Tiranës këtë të shtunë. Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, kërkuan masa më të buta duke pretenduar se nuk janë përfshirë në trafikun e armëve dhe nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit. Ky i fundit i arrestuar në Kosovë si njeriu kryesor në këtë aktivitet.
Gjatë seancës gjyqësore avokatët pretenduan se ndaj klientëve të tyre mund të rëndojë vetëm akuza e prodhimit dhe shitjes së armëve, por jo ajo e trafikut ndërkombëtar.
Hetimet treguan se armët e zjarrit bliheshin në pjesë nga Turqia, modifikoheshin në Kosovë dhe më pas shkëmbeheshin me kokainë duke u futur në Shqipëri. Në vendin tonë një pjesë përdoreshin dhe shiteshin te grupe kriminale dhe një pjesë ka pasur tentativa për t’i shitur jashtë vendit.
Tv Klan