“Vij në një moment të vështirë, por jam i përgatitur”
Xavi Hernandez u prezantua si trajneri Barcelona deri në verën e 2024, ndërsa kudo shkruhej; Mirë se u ktheve. Ai doli në fushën e lojës si për të kujtuar se ka patur një rol kyç te Barcelona si futbollist dhe shpresohet ta ketë tani si trajner për të nxjerrë nga kriza skuadrën, ndërsa ishin thuajse 10 mijë të pranishëm në stadium. Euforia e turmës bëri që të këndonin himnin e Barcelona.
“Duhet të punojmë shumë. E ndjej që Barça është shtëpia ime, por e di që është një përgjegjësi të madhe. E di që vij në një moment të vështirë për klubin, por jam i përgatitur. Unë e njoh ambientin ky është një avantazh. Duhet të ecim të gjithë në një drejtim, të jemi të bashkuar që Barcelona të kthehet te trofetë”.
Xavi ishte pjesë e Barcelona si lojtar për 24 vite ku e nisi në moshën 12-vjeçare me ekipet zinxhir. Me ekipin e parë mori 25 trofe të rëndësishëm në Spanjë dhe jashtë saj nga 1998 deri në 2015. Mes tyre 4 herë ngriti kupën e Champions League dhe 2 herë atë të Botërorit të klubeve.
Tv Klan