Imazhi që Lamine Yamal dha në futbollin evropian ishte spektakolar dhe i papritur për shumë njerëz. Talenti, cilësia dhe potenciali i lojtarit janë një meritë e arritur nga akademia e klubit të Barcelonës që njihet si La Masia. Lojtari ka shënuar disa gola në ndeshjet e tij të fundit si titullar për skuadrën e Barçës dhe kombëtaren spanjolle. Gjithsej nëntë gola, në nëntë ndeshje me të dyja fanellat.
Një nga golat më të paharrueshëm është ai që shënoi në Euro 2024. Kombëtarja spanjolle po humbte 1-0 me Francën. Futbollisti 17-vjeçar ishte i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për të kthyer situatën dhe e bëri këtë. Ai barazoi dhe ndeshja u fitua më pas nga skuadra e De La Fuente.
Po kështu goli i Lamine Yamal ndaj Athletic Bilbaos ka një kuptim të veçantë, pasi në fushë ishte miku i tij i madh, Nico Williams. Ai goditi nga jashtë zonës dhe portieri i Athletic, Alex Padilla, nuk mundi të bëjë asgjë.
Lamine Yamal ka kontribuar në 6 gola në gjashtë ndeshjet e fundit për Barcelonën dhe kombëtaren. Golat e fundit konfirmojnë se këmba e majtë e Lamine Yamal krijon shumë rrezik për rivalët e tij. Thansi Flick e ka në planet e tij sulmuesin dhe e ka treguar që nga fillimi i këtij sezoni. Tani, gjithçka që mbetet është që sulmuesi të vazhdojë të demonstrojë cilësinë e tij në fushë.
Tv Klan