Epidemia e dëmtimeve nuk ka të ndalur as tek kombëtaret. Lamine Yamal do të humbasë ndeshjen kundër Serbisë në grupin A4 të Ligës së Kombeve pas një tendosje muskulore.
Shkalla e dëmtimit është e lehtë, gjithsesi, tekniku Luis de la Fuente nuk ka kërkuar të rrezikojë me futbollistin, për të larguar nga grumbullimi.
17-vjeçari u zëvendësua në minutën e 93-të në fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Danimarkës, teksa u pa duke çaluar në autobus pas ndeshjes.
Rodrigo Riquelme i Atletico Madridit është thirrur për të zëvendësuar Yamal. Spanja kryeson grupin e saj me shtatë pikë nga tre ndeshjet e saj, ndjekur nga Danimarka me gjashtë dhe Serbia me katër. Në këtë grup gjendet Zvicra, e fundit me zero pikë.
Klan News