Lajme Arkiva 2003

Ylli Pango: E ndoqa deklarimin e tij në komisionin parlamentarë të SHISH-it dhe rendit dhe vërtet u habita më një nga pistat të cilën e ngriti zoti Rama, do të doja ta ndihmoja zotin Rama dhe ata që hetojnë, ndoshta e kanë informuar gabim. Kam katër vjet qëkurse jam zgjedhur dekan që unë jap vetëm “Psikoterapi”, lëndë në vitin e katër dhe deri më sot asnjë nga studentët e mi nuk ka mbetur. Dhe dy student që kishin mbetur në vjeshtë e kanë marrë provimin në Janar. Nuk e kuptoj ku janë gjetur gjithë këto mllefe. E deklaroj edhe njëherë me përgjegjësi në mënyrë që ti shpëtoj zotërinjtë nga ndjekja e pistave të gabuara, që nuk kam për fat të mirë, ose të keq, le ta konsiderojnë si të duan, asnjë student të mbetur. Këta prindër apo studentë, të cilët paskan deklaruar do të dëshiroja ti dija me emra sepse nuk ekziston asnjë emër i tillë. Mund të pyetët shefi i departamentit për marrëdhëniet e mia, mund të vihet në dukje dhe fakti se unë kam dy muaj që jam rizgjedhur me vota të plota nga të gjithë kolegët e mi përsëri si dekan. Kam filluar tre vjetarin tjetër. Nuk e di se ku i gjen këto pista! Thjesht për ta ndihmuar zotin Rama mos e kanë informuar gabim. Policia mua nuk më ka bërë zyrtare asnjë pistë me përjashtim të faktit që më është prononcuar hapur edhe Ilirjan Zylyftari edhe prokurorin dhe të tjerë që pista e hedhur nuk di se nga kush në mënyrën më absurde mbi vendosjen e bombës apo granatës apo minës vetë, është krejtësisht e gabuar. Absolutisht e pavërtetë, kurse në pistat e tjera po hetohet. Unë gjithmonë kam qenë gati për të bashkëpunuar, jam gati të shprehem për çfarëdo që të më pyesin./tvklan.al