Një zbulim i disa pjesëve prej ari me vlerën e 15 milion dollarëve, mund të ndryshojë fatin e një qyteti në perëndim të Australisë.
Punëtorët në minierën Beta Hunt të Kambalda, 630 km në lindje të Perthit, zhgroposën arin në një zbulim që ata thanë se “ndodh vetëm një herë në jetë”.
Ari u gjet rreth 500 metra thellë në tokë. Zbulimi në një qytet që është ndërtuar në minierat e nikelit është përshkruar si “tepër unik”.
Kambalda është në luftë për mbijetesë, me çmime të ulëta të nikelit që detyrojnë mbylljen e katër minierave të mëdha në vetëm tre vjet, shkruan
Daily Mail
.
Minatorit Henry Dole pothuajse i ra të fikët kur ata bënë zbulimin gjatë një ditë pune të zakonshme.
“Gjithçka ishte e mbuluar me pluhur dhe, ndërsa po spërkasja me ujë, pashë që kishte ar kudo
”, tha ai.
U deshën vetëm katër ditë për të sjellë mostrat e arit në sipërfaqe. Pjesa më e madhe peshon 90 kg dhe u deshën tre burra për ta tërhequr.
Pjesët më të mëdha, disa prej të cilave peshojnë rreth 60 kg, do të vendosen për ankand. Vlera e tyre mund të arrijë deri në 2.6 milion dollarë.
Në vend është rritur siguria, me rojet e armatosur për të ndihmuar në transportimin e pjesëve në një vend të sigurt./tvklan.al