Këtë fundjavë kuqezinjtë do t’i drejtohen Dortmundit dhe më pas bazës, ku do të qëndrojnë gjatë Kampionatit Europian, SportCentrum Kamen-Kaiserau. Përgatitjet janë drejt fundit dhe në mediat gjermane janë publikuar edhe foto se si ka ndryshuar. Kudo shfaqen lojtarët kuqezi dhe simbolet shqiptare apo ato të Euro 2024.
Rinovime ka pësuar e gjithë struktura, nga dhomat, palestra që janë shtuar disa pajisje me kërkesë të FSHF-së. Pranë fushës së stërvitjes është shtuar një pishinë portative, ku futbollistët të qëndrojnë në ujë me akull për të qetësuar muskujt. Aty është vendosur edhe një kullë 6 metra e lartë, ku do të filmohen seancat stërvitore që më pas të analizohen.
Fusha është në standartet e stadiumeve. Shefi i kuzhinës, Christoph Pech në bashkëpunim me mjekun e kuqezinjve kanë menduar edhe për vaktet që do të konsumojnë lojtarët. Produkte nga Italia si makaronat apo bulmetrat dhe prodhime bilogjike nga zona përqark. Baza e Kombëtares është vetëm 9 kilometra nga aeroporti dhe 19 nga Westfalen Stadium.
Tv Klan