Policia e Krujës ka zbuluar sot një laborator për prodhimin e kriptomonedhave. Sipas autoriteteve laboratori është zbuluar në një objekt në pronësi të S.D., i cili e kishte lëshuar këtë ambient me qira.

Ka qenë konsumi i lartë i energjisë elektrike që çoi në zbulimin e këtij laboratori. Personi që kishte marrë me qira ambientin kishte lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave, Bitcoin.

Pronari i banesës, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, ndërsa mësohet se vijoj puna për identifikimin e personit që ka marrë me qira këtë ambient, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al