Në 2020 u përfol që nëntoka në Amantia, ruante një varr monumental. Pikërisht ai doli në dritë pak ditë më parë në Vlorë. Përgjatë gjithë Qershorit, arkeologët zbuluan atë që pretendohej dhe nxorën në pah blloqet e mëdha të gurit.
Rezultatet arkeologjike tregojnë se deri më tani kjo hapësirë është përdorur për varrim gjatë shekullit të I dhe të II të Erës Sonë. Mendohet që ka qenë në formën e një dhome të madhe të suvatuar dhe të përbërë me muraturë tulle.
Por siç ka ndodhur edhe në zbulimet e vendvarrimeve të tjera edhe këtu janë gjendur objekte të tjera, që shoqëronin të vdekurit, kryesisht enë në qeramikë dhe në qelq, si dhe objekte metalike. Përreth varrit monumental u konstatuan edhe varre të tjera me tjegulla, që i përkasin të njëjtës periudhë. Pas zbulimit ky varr do të restaurohet dhe muzealizohet.
Tv Klan