Zbulohet një planet shumë i ngjashëm me Venusin në dimension, dhe gjendet vetëm 40 vite dritë larg Tokës.
Ka një temperaturë pak më të lartë se ajo në planetin tonë, quhet Gliese 12b, rrotullohet rreth yllit të vet në 13 ditë dhe mund të jetë edhe i banueshëm, nëse ka atmosferë.
Zbulimi është realizuar nga vrojtimet e teleskopit “Cheops” i Agjensisë Hapësinore Evropiane dhe Tess i Nasës dhe është publikuar në revistat shkencore “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society” dhe “The Astrophysical Journal Letters”.
Tani vrojtime të mëtejshme dhe më të thelluara do të kryhen nga teleskopi hapësinor “James Webb”. Nga të dhënat e deritanishme rezulton të ketë një temperaturë rreth 42 gradë celcius, dhe ylli i saj është më i vogël dhe i ftohtë se Dielli ynë, por distanca që i ndan është vetëm 7% nga që ndan tokën me diellin, çka do të thotë se energjia e marrë është një vijë e mesme mes asaj që mbërrin ne planetin tonë dhe asaj që arrin tek Afërdita.
Ky nuk është eksoplaneti më i afërt me ne, pasi Proxima Centauri b gjendet vetëm 4 vite dritë larg.
Klan News